Aktiviteti i Legalize Albania
Legalize Albania dhe komuniteti i saj
Legalize Albania dhe komuniteti i saj
Legalize Albania është një iniciativë publike që synon rregullimin ligjor të përdorimit të kanabisit për arsye mjekësore, industriale dhe rekreative.
Komuniteti Legalize Albania është zemra dhe motorri i iniciativës, ky komunitet është i ndërtuar prej ekspertësh të fushave të ndryshme dhe qytetarësh të angazhuar që besojnë në të njejtën kauzë.
Ne, identifikojmë situatën aktuale të kanabisit në Shqipëri si një problem social serioz dhe synojmë hapjen e një debati publik serioz dhe të përgjegjshëm për këtë temë.
Ne, identifikojmë rregullimin ligjor të kultivimit, përpunimit dhe përdorimit të kanabisit si një zgjidhje që sjell uljen e kriminalitetit, rritjen e sigurisë publike, konsumin më të sigurt të kanabisit, uljen e numrave të përdoruesve minorenë, hapësira të reja të kërkimit shkencor dhe zgjerimin e potencialit të biznesit në Shqipëri.
Legalize Albania synon që gradualisht të arrij në këto objektiva duke zhvilluar lobing dhe dialog institucional me të gjithë grupet e përfshira në këtë kauzë, synon që nëpërmjet edukimit dhe informimit të rrisi vetëdijen e qytetarëve mbi vetitë dhe mënyrën e përgjegjshme të përdorimit të kanabisit.
Përgjatë vitit të parë të krijimit të Legalize Albania, jemi fokusuar në informimin nga burime të besueshme shkencore dhe akademike mbi bimën dhe vetitë e kanabisit, sjelljen dhe reagimin në trupin e njeriut, në ndarjen e zhvillimeve të fundit të legjislacionit të kanabisit në rajon dhe më gjërë.
Një pjesë që ne vlerësojmë shumë të rëndësishme është edukimi mbi kanabisin dhe mënyrat e përgjegjshme të përdorimit të tij, bashkë me informacione të qarta dhe të sakta rreth drogërave të tjera.
Sipas UNODC për çdo 1$ të shpenzuar në edukimin mbi drogëra, kursehen 10$ nga kostot e shërbimeve sociale dhe shëndetësore në të ardhmen.
Në vazhdim, synojmë të krijojmë një rubrikë për edukimin e prindërve me fëmijë përdorues të kanabisit, duke u bazuar në manualet më të mira në dispozicion.
Studimi i situatës aktuale është po ashtu një nga fushatat me rëndësi, ku nëpërmjet ligjit për të drejtën e informimit, jemi vënë në kontakt me institucionet shtetërore për të kuptuar realitetin në institucionet e ekzekutimit të veprave penale dhe më gjërë. Anketat publike dhe të dhëna të tjera të mbledhura nga Legalize Albania, na kanë ndihmuar të krijojmë një tablo më të qartë të situatës së kanabisit në Shqipëri.
Rëndësi të veçantë Legalize Albania i ka dhënë bashkëpunimit me organizatat e tjera simotra në rajon dhe Evropë duke u bërë zyrtarisht pjesë e “European Cannabis Advocacy Network” dhe duke lidhur bashkëpunime të ngushta me synim krijimin e një organizmi të përbashkët ballkanik me organizatat në Malin e Zi, Maqedoni të Veriut, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.
Komuniteti Legalize Albania është një komuniteti i hapur dhe publik, pa drejtues dhe ku të gjithë jemi të barabartë.
Në Komunitet ne vendosim për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrim sëbashku dhe po ashtu diskutojmë për çështjet që na interesojnë.
Të ftojmë të bëhesh pjesë, të ndash argumentat dhe mendimin tënd me të gjithë ne.
Bashkohu në grupin e Facebook dhe plotëso formularin bashkangjitur.